S’marrin përgjegjësi për fshirjen e adresave të shqiptarëve, Selakoviq sulmon ashpër Cramonin

05 prill 2022 | 16:47

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, i është përgjigjur eurodeputetes Viola von Cramon, e cila ka thënë se zgjedhjet në Serbi nuk ishin as të drejta dhe as të lira.

Për më tepër, ajo ka thënë se ishte e papranueshme që shqiptarëve të Luginës së Preshevës i është mohuar e drejta për votim.

Për këtë arsye, Selakoviqi e ka quajtur Cramonin “mike dhe lobiste të bindur të seperatistëve shqiptarë të Kosovës”, duke thënë se ajo është e pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve në Serbi “sepse qytetarët edhe një herë e kanë përkrahur politikën që garanton përparim ekonomik, paqe dhe stabilitet”.

“Nuk është puna e eurodeputetëve të mbështesin përmbysjen e qeverisë së një shteti sovran dhe të kufizojnë të drejtën e qytetarëve serbë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre politikë në procesin demokratik”, ka thënë Selakoviqi, shkruan “Tanjug”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim…