Smartfoni i ri misterioz me ekran të madh i Huaweit

30 qershor 2018 | 21:08

Së fundmi, është raportuar se kompania e njohur kineze Huawei është duke porositur ekranet 6.9-inç Super AMOLED të Samsungut për Mate 20, i cili do të lansohet këtë tetor, por sipas fotografisë së fundit të publikuar nga Honor flitet për diçka më shumë rreth ekranit.

Image

Fotografia tregon një porosi të ekraneve 6.9-inç – me shumë gjasë AMOLED duke gjykuar nga numri i modelit – i dedikuar për pajisjen e Honorit me emrin kodues “Ravel”, transmeton Koha.net. Kujtojmë se Honor pati lansuar një version më të madh të Honor 8 i quajtur Honor Note 8 me ekran AMOLED në vitin 2016, por pastaj ka tejkaluar vazhdimin Note 9.

Tani, kompania duket se është e interesuar në linjën e quajtur ndoshta Note 10. Së fundmi, në postimin e rrjetit social kinez Wiebo, presidenti i Honorit ka folur për përdorimin e versionit më të madh të Honor 10, duke thënë se e ka përdorur për një kohë dhe se është i përshtatshëm për ta mbajtur, përcjell Koha.net. Ky mund të jetë telefoni misterioz me ekran të madh i Honorit.

Image

Sa i përket specifikave tjera të Note 10, ende nuk janë zbuluar por me shumë gjasë ky smartfon misterioz me ekran të madh mund të vijë me procesor HiSilicon Kirin 970, njëjtë sikurse vëllai i tij i vogël – Honor 10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është një ndër artistët më të kërkuar në dasma dhe…