S’mund të ketë marrëveshje të keqe në Shtëpinë e Bardhë

18 gusht 2020 | 08:34

Aktivisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Martin Vulaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se në takimin e 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, s’mund të ketë marrëveshje të keqe. Më 2 shtator në Uashington të ShBA-së do të takohen shefat e shteteve, ai i Kosovës dhe ai i Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuçiqit për të bërë marrëveshje ekonomike në mes shteteve.

“S’mund të ketë marrëveshje të keqe në Shtëpinë e Bardhë”, është shprehur Vulaj në “Pressing”. Sipas Vulajt, procesi s’do të jetë i shpejtë dhe i frikshëm siç është përshkruar.

“S’do të jetë proces i shpejtë dhe i frikshëm siç është përshkruar”, ka thënë Vulaj.

Më tutje, Vulaj tha se marrëveshja ekonomike do t’u hapë rrugë marrëveshjeve politike në mes të shteteve. “Ideja është të fillohet me marrëveshje ekonomike në mes shteteve në mënyrë që të hapen rrugë për marrëveshje politike”, ka shtuar Vulaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Milazim Krasniqi është i bindur se dialogu me Serbinë…