
S’mund të ndryshohet lista e festave zyrtare, shkak mungesa e Listës Serbe në Kuvend
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Fridon Lala, ka paraqitur raporton për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare, por nuk ka arritur kalojë për shkak të mungesës së deputetëve të Listës Serbe.
Lala ka thënë se komuniteti egjiptian është i vetmi komunitet që i mohohet e drejta kushtetuese për të pasur ditën e tyre sikurse komunitetet tjera.
Për t’u ndryshuar ky ligj kërkohen 11 vota të deputetëve nga komunitetet dhe në mungesë të atyre serbë s’mund të kalohet.
Për këtë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Lista Serbe sërish po i bojkoton seancat e Kuvendit, prandaj sipas tij ky projektligji duhet të shtyhet për një seancë tjetër.
Ndërsa deputeti i AAK-së Besnik Tahiri, ka thënë se e mbështesin kërkesën e deputetit Lala.
“Si grupe parlamentare duhet të ulemi dhe ta bëjmë një rishikim të festave zyrtare, të cilat janë veç në Kosovë, për shembull Dita e Evropës”, ka thënë Tahiri.