S’mund të nxirren para drejtësisë 20 mijë persona

29 shtator 2018 | 08:52

Profesori i së Drejtës Penale, Ismet Salihu, ka vlerësuar se shteti i Kosovës duhet të veprojë me pragmatizëm sa i përket çështjes së veteranëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se ky proces patjetër duhet të ndriçohet deri në fund.

Sipas Salihut, duhet të gjendet një solucion i cili do ta vë drejtësinë në vend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se procesi i hetimit të veteranëve duhet të realizohet nga qendra dhe jo nëpër gjykata themelore. 

Salihu ka thënë se shpërndarja nëpër gjykata do ta bënte këtë çështje pazari. 

Ai ka bërë me dije se do të jetë e pamundur që 20 mijë persona të nxirren para drejtësisë.  

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besa Famgas, Kastrioti e Prishtina janë favoritë në ndeshjet e…