S’ndalet Batatina, akuza të reja për FFK-në (video)

21 maj 2019 | 13:10

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina assesi nuk po gjë paqe me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Batatina nëpërmjet një postimi në “Facebook” e ka kritikuar Federatën e Futbollit me organizimin e ceremonisë se ndarjes së titullit të kampionit në Drenas. Batatina këtë postim e ka përcjell me një video nga ceremonia e Federatës së Italisë.

#W8NDERFUL | Trophy Lift

IT'S TIME TO LIFT THE SCUDETTO!!! ??? #W8NDERFUL

Gepostet von Juventus am Sonntag, 19. Mai 2019

“Kështu bëhet organizimi i titullit FFK… Nëse nuk dini mundeni me pyet sepse mjete keni duke i deklaruar në Kuvendin e Punës “Pesë milionë euro” ndërsa titulli jepet sikurse në kohen e okupimit sa ishte futbolli i Kosovës. A jeni duke e ditur se ne jemi pjesë e futbollit evropian !!!! Mos i humbni investitorët mos i zhgënjeni adhuruesit e futbollit dhe mos i fyeni futbollistët që derdhen djersen për 12 muaj rresht deri tek suksesi”, ka shkruar Batatina.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë gjithë historisë, në momentet kyçe, elitat politike kanë kërkuar…