S’ndalet Malisheva, prezanton edhe Fidan Gërbeshin

11 janar 2022 | 16:21

Skuadra e Malishevës sot e ka prezantuare dhe transferin e dytë për këtë afat kalimtar. Kjo skuadër pasi bëri publik lajmin për transferimin e Labinot Ibrahimit, njoftoi edhe për nënshkrimin me mbrojtësin veteran Fidan Gërbeshi, raporton “Epoka e re”.

“Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor”, ka njoftuar skuadra e Malishevës.

Njoftimi i plotë nga FC Malisheva:

Konfirmojmë transferrin e ri të lojtarit Fidan Gërbeshi.

Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor.

Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria. Fidani ka patur një karrierë të bujshme dhe një përvojë mbresëlënëse si në futbollin Kosovar po ashtu edhe evropian.

Superliga e Kosovës: 132 ndeshje

Kupa e Kosovës: 8 ndeshje

Europa League: 3 ndeshje

Superkupa e Kosovës: 3 ndeshje

UEFA Champions League: 2 ndeshje

Të lumtur që Fidani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe pas 25 vitesh, Reece Thompson, i njohur më së…