Sokol Bashota kandidon për Kryetar të Klinës: “Me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetarët tanë”

24 qershor 2025 | 23:16

Sokol Bashota ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Klinës në zgjedhjet e 12 tetorit, me mbështetjen e plotë të Këshillit Drejtues të Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë.

Në një deklaratë publike, Bashota shprehu mirënjohjen për këtë vendim, duke e cilësuar si një nder të madh dhe një përgjegjësi të thellë:

“Me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë dhe mirënjohjes, dëshiroj të falënderoj Këshillin Drejtues për kandidimin tim. Ky besim është një dëshmi e vlerësimit për punën time të deritanishme, por edhe një obligim për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh.”

Bashota theksoi se synimi i tij kryesor është ndërtimi i një komune më të zhvilluar dhe më afër qytetarit. Ai premtoi një angazhim të pandërprerë për mirëqenien dhe dinjitetin e secilit qytetar të Klinës:

“Jam i vendosur që me përkrahjen tuaj do të ecim përpara. Do të punoj çdo ditë për një komunë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të afërt me nevojat e njerëzve.”

Kandidatura e Sokol Bashotës shënon një moment të rëndësishëm në skenën politike lokale, duke hapur një kapitull të ri në garën për drejtimin e Komunës së Klinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krijues brilant i letërsisë për fëmijë, Ymer Elshani, bashkë me…