Sokol Bashota prezanton bartësin e listës së PDK-së për asamblenë e Klinës, Esat Racin

03 shtator 2025 | 09:13

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Sokol Bashota, ka prezantuar bartësin e listës së kësaj partie për asamblenë komunale, Esat Racin. Ai do të garojë me numrin 1 në listën zgjedhore të PDK-së.

Njoftimi i plotë i Bashotës:

Të dashur qytetarë të Klinës!

Me vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë dhe me përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve, sot po nisim prezantimin e kandidatëve tanë për Kuvendin e Komunës së Klinës. Ky ekip i përbërë nga gra e burra të respektuar, profesionistë të dëshmuar dhe të rinj plot energji, përfaqëson fuqinë e ndryshimit dhe besimin në një të ardhme më të mirë për Klinën.

Esat Raci, bartës i listës së PDK-së për Kuvendin e Komunës së Klinës

Bartës i listës sonë për Kuvendin e Komunës së Klinës është z. Esat Raci, aktivist nga themelimi i PDK-së, veteran i UÇK- së, jurist i diplomuar dhe një personalitet me përvojë të gjatë në jetën politike dhe institucionale.

Esati ka shërbyer 10 vite drejtor në qeverisjen e kryetarit Sokol Bashota, më pas Zëvendës Ministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, dhe disa legjislatura ka qenë edhe anëtar i Kuvendit të Komunës së Klinës.

Me përvojën e tij në funksione legjislative dhe ekzekutive, si dhe me vizionin e qartë për zhvillimin e Klinës, Esat Raci është garancia jonë për një përfaqësim dinjitoz dhe vendimmarrje në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mark Gjini është një djalosh 11-vjeçar, i cili vijon mësimet…