
Sokol Bashota reagon pas vdekjes së dy punëtorëve në vendin e punës: Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës
Ish-kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota ka reaguar pas lajmit për vdekjen e dy punëtorëve në vendin e punës.
Bashota tha se lajmi për vdekjen e tyre ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë.
“Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne”, tha ai.
Ai përmendi HazirJakupin ku pas rënies heroike të vëllait të tij, ai iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri, ndërsa sot ata të dy humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.
“Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës”, shtoi Bashota.
Postimi i plotë:
Lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të Daut Bajraktarit nga Jashanica dhe Hazir Jakupit, vëllait të dëshmorit Fitim Jakupi nga Caraviku, ishte një goditje e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë ne.
Hazir Jakupi, pas rënies heroike të vëllait të tij Fitim Jakupi, nuk qëndroi mënjanë, rrëmbeu armën e tij dhe iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke ndjekur idealin dhe gjakun e vëllait për liri. Sot, Haziri dhe Dauti humbën jetën në përpjekje për të siguruar jetesën.
Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Bajraktari e Jakupi, miqve, bashkëfshatarëve dhe të gjithë atyre që i njohën. U prehshin në paqe!
Ky dhe shumë raste tjera tragjike të kësaj natyre duhet të jenë alarm për institucionet e vendit dhe kompanitë ndërtimore. Punëtorët tanë kanë nevojë për siguri, dinjitet dhe mbrojtje në vendin e punës. Askush nuk duhet të rrezikojë jetën për bukën e gojës.