Sokol Bashota takohet me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Klinë

01 shtator 2025 | 21:49

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota, ka zhvilluar një takim me kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në këtë komunë.

Ai tha se ky takim ka qenë i frytshëm dhe i përqendruar në organizimin e fushatës zgjedhore, e cila nis më 12 shtator.

Njoftimi i plotë i Bashotës:

“Sonte, së bashku me kryetarët e nëndegëve të PDK-së, zhvilluam një takim shumë të frytshëm lidhur me organizimin e fushatës që nis më 12 shtator.

Gatishmëria, përkushtimi dhe vullneti i tyre i madh për të dhënë maksimumin, më shtuan edhe më shumë besimin se nga këto zgjedhje do të dalim fitues.

Faleminderit secilit për energjinë dhe bashkëpunimin.

Bashkë, me një vizion të qartë dhe me mbështetjen tuaj, fitorja është e sigurt!”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku 1. Bota shqiptare sot është pothuajse e…