Sokol Kushta: Tani besoj se çekët e kuptuan se Kosova nuk është Serbi

08 shtator 2019 | 13:46

Triumfi i Kosovës në përballjen e djeshme ndaj Çekisë entuziazmoi tej mase të gjithë shqiptarët anembanë botës.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, legjenda vlonjate, Sokol Kushta, nuk ka ngurruar të thumbojë çekët pas humbjes 2-1 në “Fadil Vokrri”. Shkak është bërë arrestimi i 8 tifozëve çekë ditën e djeshme, të cilët kishin planifikuar ngritjen e një droni me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në qiellin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Tani besoj se çekët e kuptuan se Kosova nuk është Serbi”, shkruan legjenda shqiptare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i KEDS, Alper Erbas, është pritur në takim…