Sokoli beson te fitorja ndaj Zvicrës: Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e fortë 

05 shtator 2025 | 13:21

Bylbyl Sokoli ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ndërsa mbështetet nga Golden Eagle dhe Air Munich.

Trajneri i njohur nga Kosova ka rrëfyer shumë gjëra interesante rreth karrierës së tij, fillimisht si lojtar dhe pastaj si trajner.

Megjithatë, vëmendja mbeti edhe te ndeshja e sotme (e premte) e Kosovës në udhëtim te Zvicra, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

Sokoli beson se Kosova mundet të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen ndaj Helvetikëve.

“Tash mund të them se Kosova ka një përbërje shumë të fuqishme. Ka përzgjedhje të lojtarëve dhe fusha është ajo që duhet me tregu kush është më i mirë”.

“Unë mendoj se Kosova ka një përbërje që mundet me nxjerr favorshëm në Zvicër. Dhe ky rezultat është shumë i rëndësishëm nëse duam të jemi pjesë e Kampionatit Botëror”, ka thënë ndër tjera Sokoli në podcastin “Arena e Yjeve”.

Videon e plotë mund ta ndiqni më poshtë, ndërsa podcasti i plotë publikohet të shtunën me fillim nga ora 17:15 në RTV Dukagjini dhe në platformën e Telegrafit në YouTube.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka vlerësuar Lëvizja…