Solskjaeri: Do ta bëj më të mirën për Unitedin

21 dhjetor 2018 | 17:44

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i përkohshëm i Manchester Unitedit deri në fund të këtij sezoni, është prezantuar zyrtarisht përpara medieve të premten.

Norvegjezi është shfaqur shumë i entuziazmuar në konferencën e tij parë për shtyp për këtë aventurë të rëndësishme në karrierën e tij.

“Kur gjen një mundësi si kjo dhe të thonë se duhet të firmosësh për gjashtë muaj nuk mund të thuash gjë tjetër veçse po. Jam i lumtur që do t’i jap një dorë ‘Djajve të Kuq’ dhe në këta gjashtë muaj do ta bëj më të mirën e mundshme për ta ndihmuar Manchester Unitedin. Janë të shumtë trajnerët që do të dëshironin të ishin në stolin e Manchester Unitedit dhe unë jam një prej tyre. Detyra ime është t’i ndihmoj lojtarët në mënyrë që ata të nxjerrin më të mirën nga vetja për ta rikthyer në rrugën e duhur skuadrën dhe klubin”, ka deklaruar Solskjaeri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Aferdita…