Solskjaeri lavdëron Sanchezin

28 janar 2019 | 12:06

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka lëshuar disa lëvdata në drejtim të Alexis Sanchezit.

Solskjaeri beson se Alexis ka bërë një hap të madh në karrierën e tij me Manchester, me golin që realizoi kundër Arsenalit, në kuadër të garave në Kupën FA. “Ai është një djalë shumë punëtor, krenar dhe i determinuar për t’i provuar vlerat e tij.

Ai ka qenë fantastik që prej kur unë kam ardhur këtu. Fatkeqësisht, ai ka pasur lëndimet, por mendoj se të premten bëri një hap të madh”, ka thënë Solskjaer.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është inauguruar Fondi i Kosovës për Efiçiencë të…