Son largohet nga Tottenhami, afër transferimit në MLS

04 gusht 2025 | 16:47

MLS vazhdon të tërheqë yje nga futbolli evropian dhe lojtari i radhës që pritet t’i bashkohet kampionatit amerikan është Heung-Min Son.

Gazetarit i njohur Fabrizio Romano, raporton se sulmuesi koreano-jugor ka arritur një marrëveshje verbale me klubin e Los Angeles FC.

Tottenham Hotspur do të përfitojë rreth 15 milionë euro nga ky transferim, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare. Son ishte një nga lojtarët më të mirë të klubit londinez gjatë viteve të tij në Premier League, duke u bërë një figurë kyçe për “Spurs”.

Kalimi i tij në MLS shënon një tjetër hap të madh për ligën amerikane, e cila po vazhdon të tërheqë emra të njohur nga futbolli evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është liruar me kusht sot…