Sonda japoneze qëllon me “plumb” asteroidin. Grimcat do të studiohen

22 shkurt 14:31

Një sondë hapësinore japoneze ka arritur të prekë asteroidin e vënë në shënjestër nga studiuesit, në përpjekje për të marre një kampion shkëmbi nga sipërfaqja e tij.

Sonda Hayabusa-2 ka tentuar të shkëpusë material nga një vend i paracaktuar i asteroidit Ryugu të cilit iu afrua qershorin e 2018 pas një udhëtimit tre vjet e gjysmë nga Toka.

Ajo pritet të kthehet në 2020-tën, bashkë me materialin e përfituar shkëmbor. Gjatë marrjes së tij, sonda iu afrua asteroidit 1 km të gjatë me një instrument të quajtur “briri i kampioneve”.

Në prekje, një “i ashtuquajtur plumb” prej 5 gramësh u lëshua drejt sipërfaqes së gurtë me një shpejtësi prej 300m/s. Copëzat e shkëputura nga goditja u mblodhën nga briri, me shpresën se falë tyre, do të mund të eksplorohet historia e këtij trupi qiellor.

Ekspertët thonë se pas misionit Rosetta, është tashmë e qartë se shumica e ujit në Tokë nuk ka ardhur nga kometat ne fillesat e sistemit diellor; ata besojnë se këtë gjë mund ta kenë bërë asteroidet e pasur me karbon, të cilët mund të kenë sasi të konsiderueshme uji në shkëmbinjtë e tyre, e që sipas disa teorive, kanë sjelle dhe materialin organik të nevojshëm për nisjen e jetës.

Lajme të sponsorizuara