Sondazhet e fundit në Deçan, reagon Sutaj: Montazhat në Deçan nuk kalojnë, jemi mbi 67 për qind

07 tetor 2025 | 21:07

Bartësi i listës së AAK-së në Deçan, Hajdar Sutaj, ka reaguar ndaj disa sondazheve të fundit, për të cilat thotë po publikohen nga disa parti politike që po punohen në zyrat e tyre.

Sutaj ka theksuar se për ta kuptuar se cili subjekt politik e ka përgatitur dizajnin e “sondazhit”, mjafton të shikoni se cili subjekt renditet i dyti në ato sondazhe – PSD, LDK dhe Iniciativa Qytetare Demokracia.

Ai ka thënë se AAK-ja dhe kryetari Bashkim Ramosaj janë mbi 67 për qind. Dhe sipas tij, këtë do ta tregojnë vetë qytetarët me votën e tyre më 12 tetor.

“Këto ditë, disa subjekte politike në Deçan po publikojnë disa “sondazhe”, të cilat i shkruajnë me dorë në zyrat e partive politike, i dizajnojnë në kompjuter dhe më pas i postojnë. Për ta kuptuar se cili subjekt politik e ka përgatitur dizajnin e “sondazhit”, mjafton të shikoni se cili subjekt renditet i dyti, dhe aty e kuptoni kush është dizajneri i tij. Edhe këto parti dhe shtabet e tyre zgjedhore e dinë mirë se sa poshtë qëndrojnë në matjet reale, ku Aleanca dhe kryetari Bashkim Ramosaj janë mbi 67%. Këtë do ta tregojnë vetë qytetarët me votën e tyre më 12 tetor. Pra, vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga e vërteta! Shpifjet, fyerjet dhe shantazhet, montazhat, në Deçan nuk kalojnë”, ka shkruar Sutaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari aktual i Deçanit, njëherësh edhe kandidat për një mandat…