Sondazhi, amerikanët nuk duan as Biden dhe as Trump në zgjedhjet e vitit 2024

05 shkurt 2023 | 21:17

Donald Trump njoftoi në nëntor se do të kandidojë për herë të tretë për president, ndonëse përballet me një numër të madh sfiduesish në primare.

Edhe Presidenti aktual Biden ka thënë se synon të rikandidojë, por nuk ka shpallur ende zyrtarisht fushatën për vitin 2024.

Por qytetarët amerikanë duket se nuk duan asnjërin prej tyre në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas një sondazhi të Uashington Post, ABC News, i cili u publikua të dielën, 62% e amerikanëve do të ishin “të pakënaqur”, ose “të zemëruar” nëse Biden do të fitonte dhe 56% e tyre do të ndienin të njëjtën gjë nëse Trump do të fitonte.

Mes demokratëve dhe të pavarurve me prirje demokratike, 58% e votuesve preferojnë dikë tjetër përveç Presidentit Biden dhe 49% e republikanëve dhe të pavarurve me prirje republikane thonë të njëjtën gjë për ish-presidentin Donald Trump.

Ndërsa 44% e republikanëve mbështesin që Trump të jetë kandidati i tyre, vetëm 31% e demokratëve mbështesin një kandidim të Biden për rizgjedhje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe këshilltari i ministrit të Shëndetësisë, Xhevdet Pozhari ka…