
Sondazhi i fundit: Bashkim Ramosaj drejt fitores bindëse në Deçan me mbi 60% mbështetje
Arton Demhasaj, analist politik, ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook” një sondazh për zgjedhjet lokale në Deçan.
Ai ka bërë me dije se ky sondazh është realizuar nga një prej kompanive më kredibile në vend.
Demhasaj ka thënë se Bashkim Ramosaj drejt fitores bindëse në Deçan me mbi 60% mbështetje.
Ai ka treguar se sipas këtij sondazhi, në vendin e dytë renditet Jeton Mushkolaj (LDK) me 17.6%, ndërsa Faton Selmanaj (LVV) mban vendin e tretë me 10.7% të mbështetjes. Nderkaq kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka marrë 7.6%, e Shkumbin Demalijaj nga nisma “Iniciativa Qytetare Demokracia” është renditur me 2.6% të votave të deklaruara.
“Sipas një matjeje të opinionit publik të realizuar nga një prej kompanive më kredibile në Kosovë, kryetari aktual i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj (AAK), pritet të sigurojë fitore të thellë që në raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Rezultatet e sondazhit tregojnë se 61.6% e të anketuarve do të votonin për Ramosajn, duke reflektuar një nivel të lartë kënaqësie me qeverisjen e tij aktuale dhe projektet e realizuara gjatë mandatit. Pas tij, në vendin e dytë renditet Jeton Mushkolaj (LDK) me 17.6%, ndërsa Faton Selmanaj (LVV) mban vendin e tretë me 10.7% të mbështetjes. Kandidatja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka marrë 7.6%, ndërsa Shkumbin Demalijaj nga nisma “Iniciativa Qytetare Demokracia” është renditur me 2.6% të votave të deklaruara. Hulumtimi është realizuar në fillim të shtatorit 2025, me një mostër prej 400 të anketuarve dhe përfshin vetëm votën e deklaruar, duke përjashtuar të pavendosurit (3.4%)”, ka shkruar Demhasaj në “Facebook”.