Sondazhi i ‘Sky Sports’: Granit Xhaka, përforcimi më i mirë i sezonit në Premier League
25 nëntor 2025
| 12:36
Ylli shqiptar i futbollit, Granit Xhaka është duke u vlerësuar si blerja më e mirë e sezonit në Premier League pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me Sunderland.
Mesfushori shqiptar, i transferuar nga Bayer Leverkusen për rreth 17 milionë paund, ka bërë një ndikim të menjëhershëm te skuadra e sapongjitur në elitë.
Sipas “Sky Sports”, Xhaka ka fituar më së shumti vota në sondazhin për blerjen e sezonit, duke lënë pas emra të mëdhenj.
Ai ka sjellë stabilitet, përvojë dhe lidership në mesfushë, duke kontribuar në sukseset e skuadrës.



