Sondazhi për Mitrovicën nxjerr Arian Tahirin e PDK-së fitues përball Faton Pecit të Guxo-s

23 gusht 2025 | 09:37

Sondazhi online i RTV Dukagjinit për Mitrovicën ka nxjerr fitues Arian Tahirin e PDK-së me 50%, duke lënë pas Faton Pecin nga Guxo dhe të tjerët.

RTV Dukagjini po zhvillon një sondazh online në Facebook me pyetjen se kush e fiton Mitrovicën më 12 tetor, dhe kur kanë kaluar më shumë se dy orë në të kanë votuar rreth 8 mijë persona.

Sipas rezultateve të deritanishme fitues del të jetë kandidati i PDK-së Arian Tahiri me 50%, mbi 4200 vota, duke lënë dukshëm prapa kandidatin e Guxo Faton Pecin.

Duket se sondazhi ka zgjuar interesim të madh të qytetarëve për të shprehur bindjen e tyre për rezultatin në Mitrovicë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të gjithë ata që dëshirojnë të përfitojnë nga pushime…