
Sonte derbi i madh italian dhe evropian Juventus – Milan
Sonte ne ora 20.45, zhvillohet derbi i madh italian dhe evropian, në mes dy skuadrave më të trofeshme në Itali, Juventus-Milani që luhet në Allianz Stadium në ndeshjen e xhiros së gjashtë të Serie A.
Fati i titullit mund të mos vendoset kësaj radhe, por për reputacion dhe momentin, kjo përballje është me rëndësi të madhe, sepse të dyja skuadrat do të ishin në krye të tabelës.
Këto dy klube kanë luajtur 289 takime zyrtare ndërmjet vete; Juventus ka fituar 89, Milan 66, ndërsa 73 janë barazime.
Në takimet në Torino (në shtëpi të Juventusit), Milan ka vuajtur — ka kaluar një periudhë prej “230 minutash pa shënuar” aty.
Stili i trajnerëve: Tudor vs Allegri
• Igor Tudor (Juventus): E do një stil agresiv, presing të lartë, shpesh me formacione që nxisin lojë në krahë dhe kalime të shpejta nga zona qendrore.
• Massimiliano Allegri (Milan): Një trajner i kujdesshëm me eksperiencë, që di të menaxhojë ndeshjen, të ruajë organizim defensiv dhe të eksplorojë hapësirat kur rivalët janë agresivë në sulm.
Allegri, për më tepër, di të adaptohet gjatë ndeshjes, të “lexojë” kundërshtarin dhe të bëjë lëvizje taktike që mund të modifikojnë dinamikën, ndërsa Tudor, në shumë raste, mbetet besnik ndaj idesë së tij.
Edhe sonte Edon Zhegrova nuk besohet se mund ta nis ndeshjen nga fillimi, por mund ga shohim në fushë në pjesën e dytë. Bremer nuk pritet ta nis ndeshjen për shkak të lëndimit, dhe vendjn e tij pritet ta zë Rugani. Në sulm janë në balotazh Vlahovic-David, por duket se ky i fundit do të jetë titullar.
Te Milan buk pritet ta nis ndeshjen as këtë herë Leao, pasi do ti besohet vendi meksikanit Gimenez, kurse Tomori edhe pse është riaftësuar për lojë, pritet që të jetë në syol, kurse në vend të tij të luaj De Winter.
Formacionet e mundshme do të jenë këto:
Ndeshja kryesore evropiane transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në ArtMotion.