Sonte do të nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll
Viti 2026 në basketbollin e Kosovës do të fillojë fuqishëm me ndeshjet çerekfinale e Kupës.
Përballjet e para do të sjellin emocione të mëdha, me duele interesante.
Sonte do të sfidohen kampionia Trepça dhe ish-kampioni Golden Eagle Ylli.
Duke marrë parasysh rëndësinë e ndeshjes, pritet një përballje mjaft interesante në Mitrovicë, me të dy skuadrat që synojnë fitore, por me koshdallim sa më të lartë, raporton Express.
‘Xehetarët’ janë fitues aktual të Kupës.
Takimi tjetër i ditës së sotme është ndërmjet Borës dhe Rahoveci 029, ku të dy skuadrat synojnë fitoren, por njëkohësisht edhe kalimin në gjysmëfinale.
Ndeshje interesante priten edhe të enjten.
Vëllaznimi – Sigal Prishtina është një takim i barabartë dhe me emocione të mëdha.
Bashkimi – GO+ Peja është dueli kryesor i çerekfinaleve, i skuadrave me traditë dhe që kanë nisur mjaft mirë edicionin, duke u gjendur në pjesën e epërme të renditjes.
Të dy skuadrat do të bëjnë çmos për fitore në ndeshjen e parë, e më pas sigurisht të kualifikohen në gjysmëfinale.
Ndeshjet kthyese çerekfinale do të zhvillohen më 21/22 janar.
Në çerekfinale do të zhvillohen dy ndeshje me sistem vajtje-ardhje dhe skuadra më e mirë nga të dy ndeshjet kualifikohet në gjysmëfinale.
Çerekfinalet e Kupës
E mërkurë
18:45 Trepça – Golden Eagle Ylli
18:45 Bora – Rahoveci 029
E enjte
18:45 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
18:45 Bashkimi – GO+ Peja



