Sonte ‘El Clasico’, në Madrid vendoset finalisti i Kupës  

27 shkurt 2019 | 11:02

Shumëkush e quan ndeshjen më të madhe të planetit, por ka të tjerë që vendosin në të njëjtën hierarki edhe beteja të tjera në futboll si Boca-River apo Celtic-Rangers.

Sidoqë të jetë askush nuk e arrin frekuencën globale si një Klasike mes Realit të Madridit dhe Barcelonës, pak rëndësi ka nëse është për La Liga, për Champions, apo për Kupën e mbretit si këtë të mërkurë në mbrëmje.

Reflektorët kanë nisur të ndizen në stadiumin “Santiago Bernabeu”, aty ku vendasit do të sfidojnë katalanasit për një vend në finalen e kupës. Do të jetë një “El Clasico” vendimtare pas barazimit 1-1 në sfidën e parë. Barcelona ka qenë mbretëresha e këtij turneu në 4 sezonet e fundit, 4 fitore radhazi që mund të bëhen 5 me gjasë, nëse do të kalojë galaktikët, raporton ‘tch’. Oshilacionet kanë karakterizuar Realin e Madridit, por në një ndeshje të tillë pavarësisht formës, nuk ka parashikime. “Blancos” i kanë të gjithë të disponueshëm përveç Marcos Lorentes ndërsa në sulm në krah të Benzemas pritet të jetë talenti Vinisius.

Në kampin tjetër Barcelona ka rikuperuar Lionel Mesin, futbollistin që mungoi në gjysmëfinalen e parë dhe që do të përfaqësojë kërcënimin kryesor të kryeqytetasve, për të shkuar në finale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në panelin e diskutimit në Vjenë, të organizuar nga, eurodeputeti…