
Sonte finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, përballen Nigeria dhe Bregu i Fildishtë
11 shkurt 2024
| 10:20
Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Në garë për titullin e më të mirit në Afrikë janë Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.
Finalja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin olimpik “Alassane Outtara”.
Nigeria është shpallur tre herë kampione e Afrikës në histori, për herë të fundit në vitin 2013.
Andaj, të përzgjedhurit e portugezit, Jose Peseiro, synojnë trofeun pas më shumë se një dekade.
Në anën tjetër, Bregu i Fildishtë synon të shpallet kampion për herë të tretë në histori. Triumfi i fundit i tyre ishte në vitin 2015.
Kombëtarja e Bregut të Fildishtë nga vendasi, Emerse Fae.