Sonte finalja e parë e hendbollisteve

14 maj 2025 | 11:00

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e parë e finales së plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Nga ora 20:00 në palestrën në Banjë takohen Istogu dhe Samadrexha. Ndeshja transmetohet në “21 Plus”. Istogu është kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës për këtë edicion garues. E ka përfunduar stinorin e rregullt në pozitën e parë dhe do ta ketë përparësinë e terrenit në ndeshjen e tretë eventuale. Kampion shpallet ekipi që i shënon dy fitore. Istogu në gjysmëfinale e eliminoi Shqiponjën e Gjakovës, që në stinorin e rregullt përfundoi në vendin e katërt. Samadrexha e përfundoi stinorin e rregullt në pozitën e tretë. Në gjysmëfinale të plejofit e eliminoi Ferizajn, duke shënuar dy fitore bindëse. Ferizaj ishte i dyti gjatë pjesës së rregullt të kampionatit.

Të dyja skuadrat finaliste kanë lojtare me përvojë, të huaja e të vendit, dhe pritet një finale shumë interesante. Ndeshja e dytë është në fundjavë në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superfinalet e “play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po vazhdojnë…