Sonte gjysmëfinalja e parë e Kupës mes Juventusit dhe Interit

04 prill 2023 | 11:32

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë ku në “Allianz Stadium” Juventusi pret Interin.

Të dyja këto skuadra kërkojnë një vend në finale të Kupës së Italisë dhe sot përballen me njëra-tjetrën.

Si Juventusi ashtu edhe Interi kanë hasur në ngecje të rezultateve këtë vit. Megjithatë, në pesë ndeshjet e fundit rezultate më pozitive ka ‘Zonja e Vjetër’.

Ata kanë fituar të gjitha pesë takimet e fundit në kompeticione të ndryshme Kurse, Interi ka tri humbje, një fitore dhe një barazim në total në pesë ndeshjet e fundit.

Pavarësisht këtyre rezultateve tifozët e të dyja klubeve presin një ndeshje interesante. Ndeshja ndërmjet tyre zhvillohet nga ora 21:00. Kujtojmë që gjysmëfinalja tjetër është nesër, ndërmjet Ceremonese – Fiorentina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është…