Sonte mësohen edhe dy gjysmëfinalistë

13 prill 2022 | 11:30

Atletico Madridi do të përpiqet ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Manchester Cityt prej një goli dhe të kualifikohet në gjysmëfinale. Gjysmëfinalisti tjetër pritet të jetë Liverpooli, pasi ka rezultat të favorshëm nga ndeshja e parë ndaj Benficës (1-3).  

Atletico Madridi do të kërkojë ta përmbysë epërsinë prej një goli të Manchester Cityt nga ndeshja e parë (1-0).

Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave zhvillohet sonte (e mërkurë) në “Wanda Metropolitano”, ku edhe do të vendoset skuadra që kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, raporton “Epoka e re”.

Një gol i Kevin De Bruynes vendosi fitoren e skuadrës së Pep Guardiolës në ndeshjen e parë, derisa fituesi i kësaj ndeshje pritet të përballet me fituesin e ndeshjes Real Madrid – Chelsea. Pas humbjes nga City, kampionët në fuqi të La Ligës pësuan humbje edhe në kampionat nga Mallorca.

Golin e fitores e shënoi Vedat Muriqi. Atletico nuk ka gjasa që ta mbrojë titullin në Spanjë, derisa Manchester City është në garë për të bërë një gjë të tillë në Angli dhe në fundjavë luajti baras me Liverpoolin e vendit të dytë (2-2). Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, do ta mirëpresë Yannick Carrascon përsëri në fushë pasi pezullimi e mbajti jashtë humbjes në ndeshjen e parë. Mesfushori Hector Herrera mbetet jashtë fushës së bashku me mbrojtësin kryesor Jose Gimenez.

Në anën tjetër, City do të jetë pa Palmerin dhe Diasin. Kyle Walker është rikthyer, por nuk dihet ende se a do të jetë startues, pasi Nathan Ake ka bërë paraqitje të mirë. Ndeshja e dytë që zhvillohet sonte është në mes të Liverpoolit dhe Benficës. Klubi anglez me një këmbë e ka siguruar kalimin në gjysmëfinale, pasi e ka fituar ndeshjen e parë në Portugali me rezultat 1-3.

Formacionet e mundshme:

Atletico Madrid: Oblak; Saviq, Felipe, Reinildo; Vrsaljko, Llorente, Koke, Lemar, Lodi; Griezmann, Felix.

Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Ake; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ben BLUSHI Janë dy komplekset kryesore të shqiptarëve. E…