Sonte Napoli-Barcelona, kjo është deklarata e Spallettit

24 shkurt 2022 | 12:09

Luciano Spalletti ka folur për “Sky” në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e cila do të jetë ndeshja e kthimit në Napoli pasi e para përfundoi barazim.

“Është gjithmonë një perspektivë e mirë. Skuadra ka një mentalitet korrekt dhe një vullnet për t’i bërë të lumtur tifozët e vet. Nesër do të ketë shumë tifozë kundër Barcelonës. Për ne janë një forcë e madhe. Pastaj ne do të kemi si tifoz atë, ‘Maradonën’. Ai do të bëjë tifo nga lart për ne dhe ne do ta bëjmë maksimumin ta krenojmë. Ne nuk e kemi Maradonën në ekip, por kemi 11 lojtarë të cilët formojnë një ekip vërtet të fortë”, është shprehur Spalletti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se pasuria e…