Sonte ndodh eklipsi më i gjatë i hënës

27 korrik 2018 | 11:20

Mbrëmja e së premtes do të jetë e veçantë për të apasionuarit pas fenomeneve kozmike, pasi do të shënojë eklipsin më të gjatë të hënës në këtë shekull.

Hëna do të kalojë përmes qendrës së hijes së Tokës, duke marrë gradualisht ngjyrë të kuqe, ose atë kafe të kuqërremtë.

Krejt ky fenomen do të zgjasë rreth 43 minuta dhe do të jetë i dukshëm për banorët e Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës, Australisë, pjesës më të madhe të Azisë dhe Amerikës Jugore.

Nisur po nga e njëjta natë, Marsi do të jetë në pikën më të afërt me Tokën që nga viti 2003, i dukshëm si “yll i kuq i shndritshëm” kur qiejt janë pa re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Anëtarësimi në FIBA i Federatës së Basketbollit të Kosovës, u…