Sonte përballen Besa Famgas – Vushtrria

16 shkurt 2021 | 17:16

Me ndeshjen Besa Famgas – Vushtrria fillon java e 17-të e Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Kjo ndeshje luhet të martën (sonte) nga ora 19:00. Me marrëveshje të klubeve, ndeshja luhet në Vushtrri.

Besa Famgas udhëheq në tabelë me 32 pikë dhe është favorite e madhe për fitoren e 17-të rresht. Vushtrria renditet e teta me 10 pikë.

Të mërkurën janë dy ndeshje: Llapi – Kastrioti (19:00), Vëllaznimi – Prishtina (17:00). Të enjten luhen ndeshjet Drenica – Prizreni (19:00) dhe Trepça – Zhegra (19:30).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të…