
Sonte përballen Trepça dhe Bashkimi
Superfinalet e “play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës po vazhdojnë me sfida interesante. Garat shtesë kanë dhuruar emocione, dramë dhe adrenalinë. Trepça dhe Bashkimi kanë dhuruar spektakël e kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.
“Xehetarët” po avancojnë me seri 2:1, ndërsa skuadra që shënon katër fitore shpallet kampione e Kosovës. Takimin e parë final e fituan prizrenasit 84:77, kurse të dytin mitrovicasit 79:72. Në sfidën e tretë në Prizren, fituan mitrovicasit bindshëm 71:88 për ta pasur epërsinë e terrenit në finale. Trepça synon fitore për të qenë më afër mbrojtjes së titullit, ndërsa portokallezinjtë për të barazuar serinë në 2:2 dhe për ta rikthyer epërsinë e terrenit.
Kujtojmë se në gjysmëfinale, Bashkimi eliminoi Pejën 3:1, ndërsa Trepça eliminoi Sigal Prishtinën po ashtu 3:1. Trepça dhe Bashkimi ishin përballur edhe në finalen e Kupës në Prishtinë, ku fituan ‘Xehetarët’ që, gjithashtu, kanë fituar edhe Superkupën këtë edicion.