Sonte përcaktohen finalistët e Ligës së Evropës

18 maj 2023 | 11:00

Sonte (e enjte) do të zhvillohen dy ndeshjet kthyese të gjysmëfinales në Ligën e Evropës dhe do të mësohen dy skuadrat finaliste në këtë garë.

Bayer Leverkuseni do të kërkojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Romës (1-0), por kjo s’do të jetë aspak e lehtë për faktin se klubi italian në krye me Jose Mourinon do ta kërkojë kalimin në finale dhe më pas edhe rrëmbimin e trofeut të Ligës së Evropës.

Interesante do të jetë edhe në ndeshjen tjetër që zhvillohet në “Estadio R. Sanchez Pizjuan”, ku përballen Sevilla dhe Juventusi.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali një javë më parë ka përfunduar me rezultat 1-1, kurse sonte të dyja këto skuadra kërkojnë fitoren dhe kalimin në finale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës, në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, së…