Sonte takohen Trepça – Rahoveci

23 prill 2022 | 12:51

Java e 28 e Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll do të sjellë disa ndeshje interesante, por edhe do ta përcaktojë renditjen përfundimtare.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet në mes të Trepçës dhe Rahovecit. Mitrovicasit kanë 18 fitore e nëntë humbje dhe synojnë vendin e dytë, që siguron gjysmëfinalen, kurse “Vreshtarët” janë në pozitën e shtatë dhe nëse humb Bashkimi, do të tentojë të renditet në vendin e gjashtë. Rahovecasit kanë 11 fitore e 16 humbje.

Të dielën përballet kampioni me nënkampionin, Golden Eagle Ylli-Peja, që u takuan edhe në finale të Ligës Unike, ku fituan pejanët 72:89, duke fituar trofeun e kësaj gare. Therandasit kanë siguruar vendin e parë me 21 fitore e gjashtë humbje, kurse pejanët kanë 18 fitore e nëntë humbje, aq sa kanë edhe mitrovicasit, që renditen në vendet dy, përkatësisht tre.

Takimi i fundit për këtë xhiro është mes Prizrenit 16 dhe Prishtinës që, me gjasë, do të luajnë edhe në çerekfinale të “play-off”-it. Prizrenasit kanë 42 pikë, kurse prishtinasit 41, andaj do të jetë një test para garave shtesë.

ART MOTION SUPERLIGA – Java 28

Të shtunën takohen:
20:30 Trepça – Rahoveci

Të dielën takohen:
17:00 Golden Eagle Ylli – Peja
20:30 Prizreni 16 – Sigal Prishtina

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja ekonomike e Kosovës pritet të ngadalësohet në 3.9 për…