Sonte zhvillohen dy ndeshje në Ligën Unike të Femrave

06 dhjetor 2022 | 12:28

Xhiroja e tretë në Ligën Unike të Femrave do të sjellë disa ndeshje interesante. Takimi i parë i javës do të zhvillohet në mes të Prishtinës dhe Partizanit.

Prishtinaset kanë një fitore e një humbje, kurse vashat tiranase kanë dy fitore dhe janë në kërkim të fitores së tretë nga po aq ndeshje. Të dyja skuadrat kanë synime të mëdha në këtë edicion, andaj pritet një përballje interesante. Takimi i dytë do të jetë ndërmjet kampiones së Kosovës, Penzës dhe fituesit të Superkupës së Kosovës, Bashkimit, që nuk ka asnjë humbje në Superligën e Fermave.

Të dyja skuadrat kanë dy humbje në ndeshjet e para dhe duan fitoren e parë për këtë edicion. Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është mes dy skuadrave nga Shqipëria, Tiranës dhe Flamurtarit. Skuadra bardheblu ka një fitore e një humbje, kurse skuadra vlonjate dy fitore në dy ndeshje, ndërsa së fundi fitoi edhe Superkupën Mbarëkombëtare të Ligës Unike, duke treguar qartë për synimet në këtë edicion.

Liga Unike e Femrave

Të martën takohen:
17:00 Prishtina – Partizani
19:00 Penza – Bashkimi

Të enjten takohen:
19:00 Tirana – Flamurtari

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë me iniciale Xh.R., ka dorëzuar në polici portofolin…