
Sonte zhvillohet ndeshja Sileks – Drita
Kampionia e Kosovës në futboll, Drita, sonte (e enjte) do të përballet me skuadrën e Sileksit, në ndeshjen e raundit të dytë eliminator në Ligën e Evropës.
Lidhur me më këtë ndeshje ka folur sulmuesi i Dritës, Kastriot Rexha, i cili është optimist se gjilanasit mund ta sigurojnë kualifikimin më tutje.
“Jemi duke u përgatitur mirë për këtë ndeshje mjaft të rëndësishme për me. Po ashtu, kemi mbajtur në Shqipëri karantinë dhe kemi bërë përgatitje speciale për këtë ndeshje. Kemi parë edhe disa ndeshje të cilat ata kanë zhvilluar dhe mendoj se është e mundur ta kalojmë Sileksin. Skuadra ka treguar performanca të mira dhe do të shkojmë me besim për kualifikim më tutje”, ka thënë Rexha.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup me dyer të mbyllura, pa praninë e publikut, për shkak të pandemisë Covid-19.
(V.Z / Epoka e re)