Sophie Turner thotë se burri i saj i shpëtoi jetën kur kishte probleme me shëndetin mendor

21 maj 2019 | 11:48

Aktorja e njohur Sophie Turner ka thënë, në një intervistë për “Sunday Times”, se bashkëshorti i saj i ka ndihmuar ta kalojë fazën kur kishte disa probleme me shëndetin mendor.

Turner ka thënë se të rritesh me mediat dhe rrjetet sociale është shumë keq pasi, sipas saj, do të ndikojë shumë keq te shëndeti juaj mendor.

Ajo ka thënë se këtë fazë të vështirë të jetës e kaloi duke pasur në krahë bashkëshortin Joe Jonas.

“Ai thoshte nuk mund të pres derisa ta dashurosh veten tënde sërish. Unë nuk mund të imagjinoj sa shumë do ta dashurosh veten ti”, ka deklaruar Turner.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli televiziv Kylie Jenner dëshiron që të ketë më shumë…