Sorensen: Spanja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

26 nëntor 2025 | 13:25

I deleguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Spanjës, Jose Manuel Albares, ku kanë diskutuar për çështjen e dialogut, të cilën Sorensen e ka cilësuar si të dobishme.

“Mirënjohës për interesimin e qëndrueshëm të Spanjës dhe mbështetjen e fortë për avancimin e procesit të normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale “X”.

Javë më parë, Sorensen kishte takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen.

Gjatë takimit, Sorensen dhe Valtonen kanë diskutuar në detaje mbi procesin e dialogut.

“Jam mirënjohës për interesimin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit”, ka shkruar ai në platformën sociale “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nipat e Sefë Mleqanit, djemtë e dëshmorit Beqir Gashi, Ismeti…