Sorensen thekson rëndësinë e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi

27 gusht 2025 | 10:35

Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka folur për vizitën e djeshme në Serbi.

Ai në një postim në llogarinë e tij në “X” theksoi se i ka dëguar me kujdes bashkëbiseduesit në Beograd.

“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme të Dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, shkroi Sorensen në shkrimin e mbrëmëshëm në këtë platformë.

Në Serbi, ai është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë shtetërorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëheqësit e disa drejtorive të Qendrës së Studentëve, bashkë me…