
Sorenseni nuk jep detaje për takimin me Osmanin dhe Kurtin: Takim i rregullt, i lumtur që jam këtu
06 gusht 2025
| 12:56
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve veç e veç me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë hollësi për përmbajtjen e këtyre takimeve.
“Ishte një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i gëzuar për pritje”, ka thënë shkurt Sorensen para gazetarëve.
Takimi i Sorensenit me Osmanin dhe Kurtin ka ardhur në kohën kur Kosova gjendet në një krizë politike, pasi nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, vendi nuk ka institucione të reja. /EO