Sot arrijnë në Prishtinë edhe 138 kosovarë nga Britania, Irlanda e Kanada

23 maj 2020 | 16:53

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se 138 qytetarë të Kosovës sot udhëtuan për në Prishtinë nga kryeqyteti britanik.

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar se 138 qytetarët që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada do të riatdhesohen në Kosovë. “Sot u realizua fluturimi i riatdhesimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga Londra për në Prishtinë.138 qytetar që kanë mbetur në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë dhe Kanada sot udhëtuan për në Prishtinë nga Londra”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka falënderuar bashkatdhetarët dhe institucionet e Kosovës për koordinim profesional. “Me këtë rast, duam të falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin e treguar, institucionet e Republikës së Kosovës për koordinim profesional dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkur për bashkëpunim të jashtëzakonshëm. E gjithë kjo punë e palodhshme u realizua nga e Ngarkuara me Punë znj. Arrita Gjakova dhe diplomatet znj. Vjollca Halimi dhe znj. Liridona Hertica, të cilat me punë dhe përkushtim maksimal ishin në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Udhëtarëve që sapo arritën në vendlindje ju urojmë çdo të mire”, thuhet në njoftimin e ambasadës. (A. M/ Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lulzim Osmanaj e ka publikuar librin më të ri që…