Sot bëhet nominimi i kandidatit të AAK-së për kryetar të Suharekës

09 korrik 2021 | 10:49

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot do ta prezentoj kandidatin për kryetar të Suharekës nga radhët e saj.

Aleanca ka propozuar kryetar aktual, Bali Muharremaj që të udhëheqë me komunën e Suharekës edhe për një mandat katër vjeçar. Poashtu sot do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për asamble komunale nga kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në faqen e tij në “Facebook”, vet kryetari aktual e i nominuari Bali Muharremaj:

Postmimi i plotë i Muharremajt:

Të nderuar,

Ftoheni të merrni pjesë, në nominimin tim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës si kandidat për kryetar në Komunën e Suharekës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Poashtu do të bëhet edhe prezentimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Takimi mbahet në ora 19:00 në Hotel LAMI PALACE në Shirokë.

Me respekt

Bali Muharremaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi të…