Sot bëhen 12 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova

21 janar 2018 | 10:06

Ish-presidenti i Kosovës Ibrahim  Rugova,   ka vdekur më 21 janar të vitit 2006 dhe u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 12-të të vdekjes së tij do të bëhen homazhe tek varri i tij në Velani dhe tek familja Rugova, ndërkaq në ora 12”00 në Hotelin “Emerald” do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ora 09:00, do të bëjë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në shënim të përvjetorit të vdekjes së tij. Në përvjetorin e parë të vdekjes së Ibrahim Rugovës, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e dekoroi Rugovën me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës.

Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugovën, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ibrahim Rugova u zgjodh më 23 dhjetor 1989, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Pas situatës së krijuar në Brezovicë ku ka rrëshqitur…