Sot bikinit mbushin 79 vjeç

05 korrik 2025 | 21:06

Më 5 korrik festohet Dita Botërore e Bikinit – një datë që lidhet me prezantimin zyrtar të kësaj veshjeje ikonike në vitin 1946 nga francezi Louis Réard. Ai e prezantoi bikinin për herë të parë në një pishinë publike në Paris, vetëm pak ditë pasi SHBA kishte kryer teste bërthamore në atollet Bikini të Oqeanit Paqësor ,gjë që frymëzoi edhe emrin e veshjes. Sot bikinit mbushin 79 vjeç.

Réard, një inxhinier mekanik me vizion të veçantë për modën, krijoi një palë rroba banje dy pjesëshe me vetëm 30 centimetra katror stof. Për të prezantuar këtë dizajn të guximshëm, ai zgjodhi modele Micheline Bernardini, një balerinë që pranoi të vishte bikinin në një kohë kur të tilla veshje konsideroheshin skandaloze. Bernardini fitoi vëmendje të madhe nga publiku dhe media, dhe mbi 50 mijë letra mirënjohjeje iu dërguan pas shfaqjes.

Fillimisht, bikini hasi në kundërshtime të forta. Ai u ndalua në shumë vende evropiane si Franca dhe Italia, ndërsa në vende të tjera u kritikua për cenimin e moralit publik. Por me kalimin e kohës, kjo rrobë banje nisi të fitojë popullaritet, veçanërisht falë yjeve të kinemasë si Brigitte Bardot, Ursula Andress dhe Raquel Welch, të cilat e veshën bikinin në filma të njohur dhe sesione fotografike që bënë xhiron e botës.

Edhe pse bikini i sotëm konsiderohet si pjesë normale e garderobës së plazhit, historia e tij është një shembull i qartë i ndryshimit të normave kulturore dhe të ndikimit të modës në perceptimin e trupit të gruas.

Në ditët e sotme, bikini nuk është vetëm një veshje, por edhe simbol i vetëbesimit, lirisë dhe përparimit shoqëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar…