
Sot bojkotohet mësimi në veri
29 maj 2023
| 08:25
Mediet serbe raportojnë se sot në të gjitha shkollat në veri nuk do të mbahet mësim për shkak të pranisë së Policisë së Kosovës nëpër komuna.
Ky vendim, siç thuhet, është marrë pas shumë telefonatave dhe mesazheve të marra të drejtorëve të shkollave dhe mësuesve të klasave nga prindërit që shprehin shqetësimin dhe frikën e tyre për sigurinë e fëmijëve të tyre në shkollat në afërsi.
Vendimi është marrë unanimisht në takimin e djeshëm të drejtorëve të shkollave nga veriu i Kosovës me shefin e Administratës së Shkollave.