Sot dalin para gjykatës të dyshuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

12 dhjetor 2021 | 14:31

Tre të dyshuarit për vrasjen e trefishtë  në Gllogjan të Deçanit do të dalin sot para Gjykatës për t’iu caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti, ka treguar për media se seanca do të mbahet në ora 16:00.

“Seanca dëgjimore do të mbahet sot në orën 16:00”, ka thënë Zhuti.

Në mbrëmjen e 26 nëntorit vendi është tronditur nga vrasja e tre personave në Gllogjan të Deçanit. Autobusi që po qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan u sulmua me kallashnikov me ç’rast u vra shoferi i autobusit dhe dy nxënës.

Pas 15 ditësh, organet e rendit kanë prangosur tre persona të dyshuar për këtë rast dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, një ditë pas Kuvendin Kombëtar,…