Sot dhe nesër zhvillohet xhiroja e parafundit në hendboll

16 prill 2025 | 12:29

Të mërkurën e të enjten janë ndeshjet e xhiros së 27-të, përkatësisht të parafundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll.

Të mërkurën prej orës 18:30 është ndeshja Besa Famgas – Llapi, që zhvillohet në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

Ndërkohë të enjten janë takimet Prishtina – Trepça (19:00) dhe Kastrioti – Vushtrria (20:00).

Xhiroja e fundit është në fundjavë.

Tashmë dihet që Rahoveci starton nga pozita e parë, ndërsa në plejof do të paraqiten edhe Kastrioti, Besa Famgasi e Prishtina.

Rahoveci është lider me 51 pikë, dhjetë më shumë se Kastrioti. Besa Famgas është e treta me 40 pikë, ndërsa pason Prishtina me 25.

Vushtrria është e pesta me 16 pikë, Llapi i gjashti me 15 pikë, ndërsa Trepça e shtata me 12 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj,…