
Sot Dita Botërore e Oqeaneve
08 qershor 2025
| 08:06
Sot, 8 qershor, shënohet Dita Botërore e Oqeaneve.
Kjo ditë u caktua e tillë nga Kombet e Bashkuara për të mbrojtur oqeanet që nga viti 2009.
Njerëzit në mbarë planetin organizojnë festime për të mbështetur çdo aksion që mbron ujërat dhe për të kremtuar produktet që ofron oqeani, për ta çmuar vlerën e brendshme të oqeanit.
Oqeani ofron rrugët detare botërore të rëndësishme për tregtinë botërore. Ndotja e ujërave dhe shfrytëzimi i tepërt i peshqve ka rezultuar me rënien drastike të numrit të specieve në oqean.