Sot, dita e dytë e vizitës së Bashës në Kosovë

21 korrik 2020 | 09:37

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me delegacionin që e shoqëron do të zhvillojë sot takimet e parashikuara në axhendën e tij dy ditore të vizitës në Kosovës. Sipas axhendës së bërë publike nga vetë PD, Basha sot do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Po ashtu kreu i PD, do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit, Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Një ditë më parë numri një i opozitës, u takua me Kryeministrin Avdullah, Presidentin Hashim Thaçi, pati një drekë pune kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin. Po ashtu Basha takoi dhe Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, po ashtu pati dhe takime me drejtues të LDK-së dhe PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Kosovës vazhdimisht ka treguar se është e aftë…